​Shqipëri, zbulohet spiranca mbi 1.500-vjeçare

Shqipëria

​Shqipëri, zbulohet spiranca mbi 1.500-vjeçare

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një spirancë e një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur në shtratin e lumit Mat ne Skuraj të Kurbinit.

Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej në lumë me miqtë e tij.

Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 metra e gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket shekullit të 5-6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi ku njëra prej tyre gjendet në muzeun historik të Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat