Kush është 40-vjeçari që plagosi para 5 vitesh prindërit e ish-gruas dhe që u ekstradua sot nga SHBA

Shqipëria

Kush është 40-vjeçari që plagosi para 5 vitesh prindërit e ish-gruas dhe që u ekstradua sot nga SHBA

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 09:50
Lulzim Sinaj

Lulzim Sinaj, 40 vjeç u arrestua në SHBA dhe u ekstradua ditën e sotme nga SHBA në vendin tonë.

Sinaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit në vitin 2021 e kishte dënuar me 25 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Po kush është Lulzim Sinaj?

Më 13 mars 2017, Lulzim Sinaj pas divorcit me gruan e tij, plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj.

Gruaja mori 2 plumba, ndërsa burri 3 plumba në trup.

Sinaj kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej disa kohësh (5 vite) në Amerikë.

Por në vitin 2016 çifti ishte kthyer në Shqipëri.

Pas kthimit, mes tyre kanë nisur edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc.

Sipas burimeve të Policisë, asokohe dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës.

Natën e plagosjes, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur trokiti në derën e ish-vjehrrit të tij.

Mes tyre pati fillimisht një debat dhe më pas Sinaj nxori armën duke qëlluar fillimisht ish-vjehrrin e më pas edhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Plumbave i shpëtoi ish-bashkëshortja, e cila dha alarmin duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.

Sinaj pas ngjarjes, u largua nga vendi i ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat