Vranësirat dhe reshjet e shiut “pushtojnë” gjithë territorin, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësirat dhe reshjet e shiut “pushtojnë” gjithë territorin, parashikimi i motit për sot

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat malore.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat