Projekti për Portin e Durrësit/ Berisha: Janë vjedhur 200 mijë metra katror truall, i kaluan klanit ‘Rama-Alabbar’!

Shqipëria

Projekti për Portin e Durrësit/ Berisha: Janë vjedhur 200 mijë metra katror truall, i kaluan klanit ‘Rama-Alabbar’!

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:36
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sërish për Portin e Durrësit akuzoi qeverinë se po i vjedh 200 mijë metra katror truall.

Nga jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha deklaroi se kjo i është dhënë klanit Rama-Alabbar, pasi kompania e Emaarit është tërhequr dhe ka shitur 100% të aksioneve.

Këtë që po i bën Rama kombit- u shpreh Berisha – nuk mund t’ia bënte asnjë kolonizator i egër. Ish kryeministri po ashtu, dënoi përfshirjen në këtë aferë të ish-kreut të PD, Lulzim Basha, duke e quajtur si një akt kriminal.

“Aty po vidhen 200 mijë metër katror truall, sepse ka kaluar tek hekurudha dhe po shkon afër qendrës së Durrësit dhe i është dhënë klanit Rama-Alanbar, se Emaari është tërhequr tani, kompania i shiti 100% të aksioneve. Pra 200 mijë metra katror që bëjnë 3 mld euro. Do ndërtohen 12 mijë e 600 apartamente. Mbi 60 % janë me aksionare të klanit Rama.  Sa fiton Shqipëria nga marina e Jahteve, 200 mijë euro në vit. Imagjonin çfarë ndodh. Mblidhet klani Rama dhe zengjinet e tij në kulla 18 kate, në hotele ultra luksoze dhe shohin jahtet e tyre të ankoruara përballë kullave buze ujit. Pra ndërtojnë një parajse të tyre duke vjedhur këtë pasuri kombëtare. Duke ngarkuar një barrë të tmerrshme të taksapaguesve duke paguar 2 mld euro për ndërtimin e portit të ri. Edhe kolonizatorët më të egër nuk mund ti bënte një kombi këtë që i bën Edi Rama, këtu ku ishte me dy duart edhe ish kreu i opozitës. Komprometimi dhe angazhimi i ish kreut të opozitës përbën një krim”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat