Përfshihet nga flakët shtëpia në Lushnjë, plagoset pronari i banesës! 68-vjeçari përfundon në spital, mori djegie në trup

Shqipëria

Përfshihet nga flakët shtëpia në Lushnjë, plagoset pronari i banesës! 68-vjeçari përfundon në spital, mori djegie në trup

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës, rreth orës 21:00, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit, pronari me iniciale P. M., 68 vjeç ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar në spital, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e tij, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat