Nis procesi i primareve në PD, demokratët drejt kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët e 14 majit

Shqipëria

Nis procesi i primareve në PD, demokratët drejt kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët e 14 majit

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Kjo e diel 4 dhjetor shënon dhe ditën kur anëtarët e Partisë Demokratike, si dhe simpatizantë të kësaj force politike, do t’u drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur kandidatët e preferuar për garën e zgjedhjeve lokale.

Procesi organizohet si i tillë për herë të parë nga një parti politike shqiptare, duke sjellë një risi të që nuk ka ekzistuar më parë.

Në respekt të marrëveshjes që ish-kryeministri Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta firmosën pak javë më parë, në procesin e primareve janë përfshirë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë.

Në total 200 emra kanë paraqitur platformën e tyre për të qenë kandidatët e PD-së në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 61 bashkitë e vendit.

Kujtojmë se fushata e primareve nisi më 13 nëntor dhe përfundoi më 27 nëntor, me kandidatët të cilët prezantuan përballë demokratëve projektin e tyre për të fituar në zgjedhjet lokale.

Vëmendja mbetet te gara e primareve për bashkinë e Tiranës, ku janë 7 kandidatë përballë njëri-tjetrit: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi dhe Julian Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat