Dy standardet e qeverisë, urdhëron shpërthim me eksploziv në “Prestige Resort” dhe mbyll sytë për hotelin 28 katësh

Shqipëria

Dy standardet e qeverisë, urdhëron shpërthim me eksploziv në “Prestige Resort” dhe mbyll sytë për hotelin 28 katësh

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Ndërsa “Prestige Resort”, një ndërtesë me leje, pritet të shpërthehet me eksploziv, përgjatë bregut të detit në Golem ka ndërtime të larta në rërë që nuk preken nga askush.

Hoteli 28 katesh Kamelia është përfolur shpesh herë për shkelje të lejes së ndërtimit dhe madje nga një kërkim i Institutit të ndërtimit rezultoi se kjo ndërtesë e lartë nuk ishte e qëndrueshme, por pavarësisht kësaj autoritetet nuk kanë ndërhyrë.

Kur përmendim këtë shembull, nuk do te thotë se jemi për shembjen e ndërtimeve të ngritura nga gjaku dhe djersa e investitorëve.

Por ky është rasti konkret kur autoritetet shtetërore edhe pse flasin për zbatimin e ligjit, veprojnë me dy standarde. /BW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat