Lubonja për shembjen e Prestige Resort: Kur shikon shtetin që vepron në mënyrë kriminale, askush nuk ndihet i sigurt

Shqipëria

Lubonja për shembjen e Prestige Resort: Kur shikon shtetin që vepron në mënyrë kriminale, askush nuk ndihet i sigurt

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:30
Fatos Lubonja

Temë e diskutimit në emisionin “Open” në News 24 këtë të hënë ishte shembja e paligjshme e Prestige Resort.

I ftuar në panel, analisti Fatos Lubonja, e cilësoi shembjen e resortit turistik si një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj medias.

Ai shtoi se për të mbuluar krimet dhe abuzimet e tjera që ka bërë, kjo qeveri mundohet të kontrollojë mediat duke arritur deri në këto veprime harbute dhe kriminale.

“Kjo është një çështje e madhe politike sipas mendimit tim, unë shikoj se ky është një poshtërim që i është bërë çdo shqiptari dhe jo vetëm një pronari. Kur shikon shteti që vepron në mënyrë kaq kriminale dhe harbute nuk mund të ndihesh i sigurt. Nuk është ngjarja e parë që ka krijuar këto frikëra por është një përshkallëzim që nuk dihet ku do të na çojë. Ka një fjalë që thotë se krimi sjell krimin. Kur vjedh një shtëpi mund të dal që të vijë pronari i shtëpisë dhe ti mund të godasësh dhe atë, po marrr një rast banal. S’ka asnjë pikë dyshimi që ky është një veprim i dhunshëm për shkak të mediave. Për të mbuluar krimet që ka bërë mbyll mediat dhe kjo nuk është hera e parë që e bën.

Njëherë bën presion, mbyll një emision, dhe më pas arrin deri këtu. Kjo është vrasje simbolike që do të përcjellë mesazhin që unë të shkatërroj. Gjëja më e tmerrshme është që asnjë media nuk e dha. Asnjë nuk flet. Nëse ky është një eksion i bukur se qeveria po na pastron nga ndërtimet pa leje këta do ta jepnin”, tha Lubonja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat