I gjuajti me grusht, Berisha: Lirojeni agresorin, autori është ulur në samit

Shqipëria

I gjuajti me grusht, Berisha: Lirojeni agresorin, autori është ulur në samit

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:13
Sali Berisha

Sali Berisha ka kërkuar lirimin e Gent Shehut, 31-vjeçarit i cili e goditi me grusht në protestë.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët.

Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama.

Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”- tha ish-kryeministri Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat