Berisha pasi u godit me grusht: Gjithçka është përgatitur, Rama tregoi se është duarbrenda

Shqipëria

Berisha pasi u godit me grusht: Gjithçka është përgatitur, Rama tregoi se është duarbrenda

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Sali Berisha

Sali Berisha ka deklaruar se i riu Gerti Shehu që e goditi me grusht është agjent i policisë kriminale.

Sipas Berishës, “31-vjeçari është përdorur dhe se e nxorri si person me probleme mendore duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duar brenda.”

Berisha: “Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur por ajo që është më flagrante është personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale.

Problem me disa çrregullime por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, e dini që në raste të tilla këto persona përdoren. Ju e dini një person normal nuk lejon të keqpërdor, Rama duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, tregoi se është duarbrenda.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat