Sulmi me grusht ndaj Berishës në protestë, reagon presidenti Bajram Begaj: Të hetohet ky rast dhune dhe të zbardhet ngjarja

Shqipëria

Sulmi me grusht ndaj Berishës në protestë, reagon presidenti Bajram Begaj: Të hetohet ky rast dhune dhe të zbardhet ngjarja

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:33
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha, gjatë kohës që ai ishte në protest.

Përmes një reagimi, Begaj e ka dënuar ashpër sulmin, duke inkurajuar organet ligjzbatuese për një hetim të plotë dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Reagimi i Begajt:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës.

Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat