Protesta e 6-dhjetorit/ Meta: As provokimet dhe as shtetrrethimi nuk e ndali dot manifestimin e shqiptarëve të vërtetë europianë

Shqipëria

Protesta e 6-dhjetorit/ Meta: As provokimet dhe as shtetrrethimi nuk e ndali dot manifestimin e shqiptarëve të vërtetë europianë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:08
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës së zhvilluar sot në mesditë në të njëjtën kohë me samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Meta shkruan edhe për incidentin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilën tha se asnjë provokim nuk e ndal dot manifestimin e shqiptarëve të vërtetë.

Postimi i Ilir Metës:

As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

LIRI, DEMOKRACI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat