Sulmi ndaj Berishës në protestë, Meta: Atentat i orkestruar nga Rama, kishte synim ta devijonte tubimin paqësor

Shqipëria

Sulmi ndaj Berishës në protestë, Meta: Atentat i orkestruar nga Rama, kishte synim ta devijonte tubimin paqësor

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Sali Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar në një deklarata nga sëllia e partisë sulmin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në protestën e zhvilluar ditën e sotme.

Meta deklaroi se sulmi ishte orkestruar dhe porositur nga Edi Rama për shndërruar protestën paqësore në një manifestim dhune me viktima.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe vendit që dolën në një manifestim të jashtëzakonshëm që sfidoi kushtet absurde të shtetrrethimit. Të gjitha pengesat mafioze të shtetit të Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin angazhimin e tyre për vlerat më të mira europiane në ditët e samiti, të cilin e kemi përshëndetur sepse tregon se Shqipëria është tokë europiane.

Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar devijimit nga rruga europiane. Procesi i Berlinit dhe konsolidimi i vlerave për të cilat shqiptart kanë bërë sakrifica në këto dekada. Shpreh falënderim për liderin e PD. Sali Berisha për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruara, porositur dhe ekzekutuar nga Edi Rama që kishte për qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima”, deklaroi Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat