Deputeti i PD-së për sulmin ndaj ish-kryeministrit: Një provokacion i qartë për opozitën

Shqipëria

Deputeti i PD-së për sulmin ndaj ish-kryeministrit: Një provokacion i qartë për opozitën

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:18
Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron një krim terrorist sulmin ndaj ish-kryeministrtit Sali Berisha gjatë protestës sot në mesditë.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se ishte një veprim i paramenduar dhe i programuar me qëllime të rrezikshme për vendin.

Sipas Shehut, ky incident ishte një provokacion ndaj opozitës por që nuk arriti që të pengojë tubimin.

Postimi i Tritan Shehut:

Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator!

Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes.

Nje provokacion i qarte per PD e opoziten.

Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.

Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard.

Diabolizem fund e krye ky.

Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.

Nuk i realizoi per dy aresye:

—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.

—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.

Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre. Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat