Gjyqi për fatin e PD gjykata e apelit vendos të shtyjë sërish. Mungonte një gjyqtar

Shqipëria

Gjyqi për fatin e PD gjykata e apelit vendos të shtyjë sërish. Mungonte një gjyqtar

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit të Tiranës shtyu për në datën 20 dhjetor procesin e statutit të Partisë Demokratike , i cili ishte e pamundur të hapej mbasi mungonte një nga anëtarët e trupës.

Procesi i statutit ka nisur në muajin shtator por ende nuk është mbajtur seanca e parë , duke qenë se në të katërta gjyqet kanë munguar ose avokatët , dhe së fundmi edhe një gjyqtar.

Me relatore Irida Kacerjan apeli pret të shqyrtojë ankimin e  mbështetësve të Lulzim Bashës që kundërshtojnë një vendim të shkallës së parë . në këtë vendim gjykata e Tiranës  nuk pranoi kërkesën të regjistronte ndryshimet statuore në PD, ku përfshihen ndryshimet e 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit. Në takimin e demokratëve të 18 dhjetorit pika më e rëndësishme është përjashtimi i personave non-grata nga PD që do të thotë  e liderit historik Sali Berisha.

Me një proces që zvarritet mundësitë janë dy, njëra prej tyre rrëzimi i kërkesës. Por nëse  apeli pranon njohjen e këtyre ndryshimeve statuore, kjo do të thotë se automatikisht nuk njihet kuvendi i grupit të Rithemelimit, pra takimi i thirrur më 11 dhjetor 2021  nga ish kryeministri Sali Berisha.

Nga ky Kuvend u vendos ndryshim statuor, një vulë dhe logo e re e PD që do të thoshte një lidership pa Bashën. Ky statut u pranua nga shkalla e parë dhe edhe kjo çështje gjendet në apel, por ende nuk ka në sfond një datë se kur do të nisë gjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat