Neutralizoi agresorin që goditi Sali Berishën, policia i shkon në banesë për të arrestuar truprojën e ish-kryeministrit

Shqipëria

Neutralizoi agresorin që goditi Sali Berishën, policia i shkon në banesë për të arrestuar truprojën e ish-kryeministrit

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:00
Pamje nga protesta

Uniformat blu kanë shkuar mbrëmjen e sotme në banesën e truprojës së ish kryeministrit Sali Berisha për ta vënë atë në pranga.

Sipas Syri.net atij i është komunikuar një urdhër ndalimi me argumentin se ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin Gerti Shehu, që goditi Berishën sot para protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kanë qenë tre efektivë policie që kanë trokitur në banesën e tij ndërkohë që nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e policisë.

Gerti Shehu sulmoi Berishën para protestës duke e qëlluar atë me grusht në fytyrë. Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe simpatizantë të tjerë të PD, të cilin ishin grumbulluar për të marshuar drejt protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat