Pse nuk ishte dje në protestë? Tashmë deputete, reagon Ori Nebiaj

Shqipëria

Pse nuk ishte dje në protestë? Tashmë deputete, reagon Ori Nebiaj

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 10:28
Ori Nebijaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj, ka treguar se ditën e djeshme nuk mori pjesë në protestën e organizuar nga opozita.

E teksa ka theksuar se gjithmonë ka qenë pro protestave të organizuara, Nebijaj tha se ditën e djeshme nuk mori pjesë për shumë arsye.

Më tej deputetja thekson se protesta e djeshme do të donte të ishte akoma dhe më e madhe dhe shqiptarët të bërtisnin fort për atë çfarë i shqetëson.

“Jo, nuk isha dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht.

Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fortë ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë. Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”, tha ajo për “Euronews”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat