“Dikush më detyroi ta bëja këtë”/ Braktisi studimet për të shitur drogë, i riu ‘zbërthehet’ për problemet që kishte

Shqipëria

“Dikush më detyroi ta bëja këtë”/ Braktisi studimet për të shitur drogë, i riu ‘zbërthehet’ për problemet që kishte

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Mediat vendase i kanë kushtuar vëmendje një historisë së një të riu shqiptar, i cili është arrestuar duke kryer transport droge.

Sipas të dhënave të tyre, mësohet se shqiptari ka shkuar në Angli për të studiuar e madje në një degë mjaft të mirë, por ai është detyruar ta braktisë shkollën dhe të nis aktivitetin e shpërndarjes së drogës pasi sipas tij, ai kishte borxhe për të shlyer dhe ishte i detyruar.

Por, policia vendase dhe më pas prokuroria dhe gjykata nuk e kanë falur studentin, duke i dhënë edhe një masë dënimi me burg, ndërkohë që emri dhe historia e tij ka dalë ditën e djeshme nëpër media. Kështu mësohet se Renaldo Shyti, një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg nga gjykata britanike në Ipswich. I riu u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Arrestimi i tij u bë i mundur në tetor të këtij viti kur oficerët kontrolluan makinën dhe i gjetën kokainë të fshehur në anën e derës së shoferit.

Sipas prokurorëve, droga e ndarë në doza shitej nga 40 deri në 800 paund. Në dëshminë e tij për policinë, i riu shqiptar tha se gjërat që i ishin gjetur nuk ishin të tij dhe se dikush e kishte detyruar ta bënte veprimin e paligjshëm.

“Gjërat nuk janë të miat. Dikush më detyroi ta bëja këtë”, mësohet të ketë deklaruar 23-vjeçari.

Kur telefoni i tij u kontrollua, u zbulua se përmbante kodet postare të vendeve ku ai do të dërgonte drogën. Gjatë dëshmisë për Policinë ai tha se kishte qenë i pastrehë dhe i ishte kërkuar të dorëzonte drogë në Ipswich pasi kishte një borxh prej 5,000 paundësh për të shlyer.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përpara se të vinte ilegalisht në Britaninë e Madhe, në gusht të vitit të kaluar, Shyti kishte studiuar për degën laborant dentar në Shqipëri dhe tani ai dëshironte t’i kthehej jetës së tij atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat