“Po të ishte Azemi, Basha s’hynte në PD”, Patozi ironizon Hajdarin: As ti s’do ishe aty!

Shqipëria

“Po të ishte Azemi, Basha s’hynte në PD”, Patozi ironizon Hajdarin: As ti s’do ishe aty!

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:43
Astrit Patozi

“8 dhjetori “, Dita e Rinisë është tema që po trajtohet këtë të enjte në Top Story në Top Channel.

Ish-deputetja, Rudina Hajdari tha se po të ishte gjallë babai i saj, Azem Hajdari, Lulzim Basha nuk do të kishte hyrë në Partinë Demokratike.

Kjo deklaratë e fortë e saj, u pasua nga Astrit Patozi i cili u shpreh se as vetë Hajdari nuk do të ishte.

Hajdari: Do doja ta kisha gjallë sot jo për veten time. Do ishte një lloj protagonizmi. Nuk mendoj që do të kishim një Bashë në PD.

Patozi: As ti s’do të ishe se do ishte ai.

Hajdari: Unë asnjëherë nuk e kam pretenduar këtë , por ishte ajo lloj historie që më inkurajoi do zgjidhja një rrugë tjetër, madje do isha shumë e lumtur me një profesion tjetër.

Patozi: Ishte për humor.

Pollo: Jemi 30 vite më vonë, vlerat nuk ndryshojnë por interpretohen, një periudhë 30-vjeçare është e gjatë, prandaj në këtë mënyrë do të doja ta xhustonim bisedën, u tha në fillim, kryesisht nga propaganda, ishte e nxitur nga Ramiz Aalia, ishte marrëveshja e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam parë që të provohet diçka e ngjashme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat