Aksident i rëndë në Korçë, automjeti bie nga ura, ndërron jetë shoferi

Shqipëria

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti bie nga ura, ndërron jetë shoferi

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Polenë të Korçës.

Një automjet ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Artan Pishtari, 53 vjeç, banues në Voskopojë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e mjetit nga uji.

Ura e Polenës është një nga pikat e zeza në juglindje, ku kanë ndodhur disa aksidente kohët e fundit, për shkak të mungesës së ndriçimit dhe rrugës së ngushtë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat