FMN ngriti alarmin/ Meta: Të publikohen emrat e kompanive fituese, qeveria duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve

Shqipëria

FMN ngriti alarmin/ Meta: Të publikohen emrat e kompanive fituese, qeveria duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar qeverisë shqiptare për transparencën e koncensioneve të PPP-ve.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se është domosdoshmëri që qeveria të bëjë publik emrat e kompanive fituese që kanë të bëjnë me PPP-të për tërmetin dhe fondet e rindërtimit.

Sipas ish-Presidentit, qeveria duhet të bëjë patjetër transparencë përpara shqiptarëve.

Postimi i Ilir Metës:

Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat