“SPAK-un e financon Amerika”, Ngjela: Takimi i KPL-së me Kim ngriti tensionin e Ramës

Shqipëria

“SPAK-un e financon Amerika”, Ngjela: Takimi i KPL-së me Kim ngriti tensionin e Ramës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:02
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel u shpreh se Prokuroria e Posaçme SPAK financohet nga Amerika.

Ai u shpreh se takimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim me anëtarët e KPL-së shkaktoi tension tek kryeministri Edi Rama, sepse pjesë e diskutimit ishin përgjimet.

Duma: Për ju realisht ka një përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim?

Ngjela: Është përplasje mes Ramës dhe Amerikës, ç’punë ka Yuri Kim? Unë të thashë. Është përfaqësuese direkte e presidentit, nuk ka diskutim.

Duma: Sjelljen e Ramës ku e lexoni, se ai deklaron pafund askush të mos ndërhyjë, as unë as ti do ta zgjedhë KLP-ja.

Ngjela: Kurse kjo i tha KLP jam unë. Të jemi realist, por jo vetëm kaq, por sipas të dhënave të mia i ka takuar ata, prandaj ka ngritur tensionin e Ramës, se ka takuar anëtarët e KLP, do thoni ju pse i takon! Ajo nuk ka forcë ekzekutive ndaj tyre. Nuk ka forcë ekzekutive, si do vendosë, i takoi dhe ata, pse trembet Rama? Ajo s’mundet as t’i arrestojë, as përjashtojë, por por por… nga përgjimet. Nuk thotë ajo të dhashë atë të dhashë këtë. Në bisedë e sipër i jep të kuptuar se çfarë di, ata do votojnë për atë që kërkon ai që i financon. Këta nuk njohin tregun, konceptin modern ekonomik, SPAK-un e paguan Amerika e dini ju? Edhe rrogat e mëdha që marrin i paguan ajo, ajo drejton dhe problemi qëndron se nuk ka lidhje politika në Shqipëri.

Duma: Ju thoni që ambasadorja tha KLP-ja jam unë, nëse KLP është ajo pse duhet ti takojë sërish?

Ngjela: Ajo nuk tha KLP jam unë, por ne e analizojmë atë thënien e saj që tha KLP jemi ne.

Prokurorët e posaçëm Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit do të garojnë nesër për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat