Gazetari tregon çka do ndodhte nëse Rama do shkonte në Çamëri: Kjo është pyetja 1 milion dollarë në të gjithë këtë histori

Shqipëria

Gazetari tregon çka do ndodhte nëse Rama do shkonte në Çamëri: Kjo është pyetja 1 milion dollarë në të gjithë këtë histori

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:22
Kyriakos Mitsotakis

Gazetari Roland Qafoku thotë se duhet të ketë reciprocitet në raportet e Shqipërisë me Greqinë. Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se vizita e kryemnistrit grek, Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit nuk mund të quhet e gabuar, por të gabuar konsideron disa detaje, ndër të cilat edhe mungesën e flamurit shqiptar në Himarë dhe Derviçan, ku dhe ai zhvilloi vizitën.

Qafoku shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhte në Greqi, nëse kryeministri Edi Rama, apo edhe ata të cilët e kanë ushtruar këtë detyrë para tij, do të shkonin në Çamëri dhe të vizitonin shqiptarët atje.

“Fjala reciprocitet është më e nevojshme se kurrë për t’u përdorur në raportet e Shqipërisë me Greqinë? Pse e them këtë? Nuk mund ta gjykoj ose ta themi një veprim të gabuar të kryeministrit të Greqisë që vizition Shqipërinë, por të gabuar gjej disa detaje aty, që nga mungesa e flamurit, apo detaje të tjera që mund t’i kapim dhe t’i vërejmë shumë lehtë.

Ajo që mua më shqetëson, është një pyetje jo patriotike, nuk po bëj patriotin, por po them, sikur Edi Rama, kryeministrër i Shqipërisë, nuk ka rëndësi, Sali Berisha, Ilir Meta kur ishin kryeministër, të shkojnë në Filat, Magëlliç dhe të bëjë takime me ata pak banorë që flasin shqip, të shkojë dhe në kishë, në kishën e tyre. Por të shkojë edhe në xhami, çfarë do ndodhte në Greqi? Kjo është pyetja 1 milion dollarë në të gjithë këtë histori. Ne jemi shumë më evropianë, shumë më tolerantë, shumë më demokratë,  në të gjitha cilësitë, ne kemi lëshuar”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat