Fluks fëmijësh me viroza, 4 Qendra Shendetësore në Tiranë shërbim 24 orë

Shqipëria

Fluks fëmijësh me viroza, 4 Qendra Shendetësore në Tiranë shërbim 24 orë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:32
Fluks fëmijësh me viroza në spitale

Qarkullimi i disa viruseve të rrugëve të frymëmarrjes njëkohësisht po i përball mjekët me fuks të shtuar pacientësh.  Më të vegjlit janë ata që po shfaqin më shumë shqetësime dhe komplikacione.

Temperatura e lartë që zgjat disa ditë shoqëruar me ethe lodhje, por dhe probleme të sistemit tretës  bën që shumë prindër të kërkojnë ndihmën e mjekëve në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Për të ulur fluksin e lartë të pacientëve atje katër qendra shëndetësore në Tiranë ofrojnë shërbim 24 orë për pacientët e vegjël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik  presin rritje të mëtejshme të të prekurve nga virozat respiratore.  Kulmi i infektimeve parashikohet në fund të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat