Me të dyja duart! Momenti kur deputeti socialist voton edhe për kolegen

Shqipëria

Me të dyja duart! Momenti kur deputeti socialist voton edhe për kolegen

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:58
Baftjar Zeqaj ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij.

Kaos ishte seanca e sotme në Kuvend.

Dhe nga kjo gjendje e krijuar deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij.

Në momentin kur është hapur votimi, ai ka votuar elektronikisht për emrin e tij edhe për atë të koleges Tatiana Piro.

Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë. Kjo është një tjetër arsye për opozitën për të kundërshtuar atë që ndodhi sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat