Priten “fijet” në Durrës, Korçë dhe Vlorë! Policia: 11 shtetas nën hetim për 23 kamera

Shqipëria

Priten “fijet” në Durrës, Korçë dhe Vlorë! Policia: 11 shtetas nën hetim për 23 kamera

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 09:50
Kamerat

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fijet “ janë çmontuar edhe 23 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin në qarqet Korçë, Vlorë dhe Durrës.

Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas.

Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat