Dështon për herë të katërt përballja e Luftar Reçit/ Shkak mungesa e avokatit të Plaurent Dervishajt

Shqipëria

Dështon për herë të katërt përballja e Luftar Reçit/ Shkak mungesa e avokatit të Plaurent Dervishajt

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:38
Dështon për herë të katërt përballja e Luftar Reçit/ Shkak mungesa e avokatit të Plaurent Dervishajt

Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehuri Plaurent Dervishaj në mungesë.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Ndërkohë avokatët i kërkuan togave te zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë.

Ata akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Seanca e radhës u shty për në datën 20 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat