Përfshihet nga zjarri banesa në Çorovodë, humb jetën tragjikisht 66-vjeçari

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri banesa në Çorovodë, humb jetën tragjikisht 66-vjeçari

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Çorovodë, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Për pasojë nga zjarri ka ndërruar jetë një 66-vjecar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirim”. 

Burime zyrtare bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet I.Sh. 

NJOFTIMI I POLICISE

Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat