Temperatura -13 gradë në qarkun e Korçës, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore

Shqipëria

Temperatura -13 gradë në qarkun e Korçës, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Temperaturat në qarkun e Korçës kanë prekur shifrën – 7- 13 gradë C.

Gjatë ditës së djeshme dhe natën në Qarkun e Korçës nuk ka pasur reshje, moti ka qenë i kthjellët me diell.

Subjektet kontraktore kanë punuar duke i kriposur e mirëmbajtur të gjitha akset kryesore nacionale, të cilat rezultojnë të kalueshme dhe pa probleme.

Përsëri për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Gjithashtu edhe nga strukturat e EC të bashkive nuk raportohen problematika. Ka funksionuar normalisht sistemi i ngrohjes në shkolla, rrugët e sheshet në qytete kanë qenë të hapura dhe janë kryer normalisht shërbimet ndaj komunitetit.

Furnizimi me energji elektrike sipas raportimit të strukturave të EC është normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat