PD nuk regjistrohet, Celibashi: Të drejtën e ka Basha! Dokumentacioni ka mangësi, 48 orë kohë për ta plotësuar

Shqipëria

PD nuk regjistrohet, Celibashi: Të drejtën e ka Basha! Dokumentacioni ka mangësi, 48 orë kohë për ta plotësuar

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:34
Ilirjan Celibashi

Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Kryetar i PD sipas Celibashit  është Basha, por subjekti nuk regjistrohet sot dhe dokumentet i kthehen për plotësim me afat kohor 48 orë.

Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit.

Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat