U dëmtua nga rrëshqitja e dherave, diga rrezikon të shpërthejë! Banorët në fshatin Nënshat në alarm

Shqipëria

U dëmtua nga rrëshqitja e dherave, diga rrezikon të shpërthejë! Banorët në fshatin Nënshat në alarm

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Rrëshqitja e dherave në digën e një rezervuari privat që ndodhet mes kufirit ndarës të Bashkisë Lezhë dhe asaj Vau Dejës, ka vënë në alarm banorët e fshatit Nënshat.

Ata pretendojnë se diga e këtij ujëmbledhësi që shërben për vaditjen e një plantacioni me pemëtari, ka pësuar dëmtime të shumta dhe rrezikon seriozisht zonën e banuar.

“Kemi shumë rrezik. Këtu ka plasje, është hap diga. Kam lajmëruar policinë dhe më kanë thënë që kanë njoftuar emergjencat. Por këtu nuk vjen kush”, thonë banorët.

Sipas tyre janë rreth 80 familje që rrezikohen nga ky rezervuar ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi jeta dhe prona e tyre është e kërcënuar.

Por për autoritetet e mbrojtjes civile në prefekturën e Lezhës, diga është e sigurt dhe nuk përbën kërcënim pasi është verifikuar.

Rezervuari ka një sipërfaqe prej 8 mijë metër katror dhe rrëshqitja e dherave në pjesën e digës u krijua pas reshjeve të fundit te shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat