Pranvera rikthen virozat, fluks pacientësh në spitale

Shqipëria

Pranvera rikthen virozat, fluks pacientësh në spitale

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Ndryshimet e motit rikthejnë  qarkullimin e virozave thuajse te të gjitha grupmoshat.

Mjekët thonë se karakteristikë e infeksioneve respiratore është temperatura e lartë, që zgjat disa ditë si dhe skuqjet e fytit, kryesisht te fëmijët.

Rastet më grip janë më të pakta, por më të rralla infektimet nga Covid-19. Me fillimin e pranverës mjekët presin një tjetër rritje të vizitave për shkak të alergjive të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe ka dhe një rikthim të varicelës, ndaj mjekët i sugjerojnë  prindërve që të mos i neglizhojnë simptomat te fëmijët e tyre dhe t’i dërgojnë në kopsht.

Çdo ditë te mjeku pediatër paraqiten mbi 20 fëmijë të prekur nga virozat, që po qarkullojnë këtë periudhë të muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat