Dendias në ekspozitën e Ramës në Athinë: Shqipëria, i vetmi vend veç Qipros që mbajti zi për viktimat e aksidentit tragjik

Shqipëria

Dendias në ekspozitën e Ramës në Athinë: Shqipëria, i vetmi vend veç Qipros që mbajti zi për viktimat e aksidentit tragjik

Më: 20 mars 2023 Në ora: 19:08
Nikos Dendias

Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën e tij personale.

Janë 33 punime pikture të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave punime të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.

Dendias falënderoi kryeministrin shqiptar për vendimin e tij për shpalljen e  6 marsit ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, ku humbën jetën 57 vetë, mes tyre edhe 6 shtetas me orgjinë shqiptare.

Shqipëria tha Dendias, ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik.

“Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë”, tha ai.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis  mbërriti në ekspozitë mbas çeljes së saj për shkak të agjendës tepër të ngarkuar.

Vizita e zotit Rama vijon me një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”, ku delegacionet e dy vendeve do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në  marrëdhëniet dypalëshe.

Duket se pala shqiptare i jep një rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike, ndaj dhe zoti Rama ndryshoi formatin e delegacionit, duke hequr nga delegacioni me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, për ta zëvendësuar atë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat