Gazetarja tregon investigimin: Ja shqiptari që trafikon drogë nga Ekuadori

Shqipëria

Gazetarja tregon investigimin: Ja shqiptari që trafikon drogë nga Ekuadori

Më: 20 mars 2023 Në ora: 22:29
Dorjana Bezat

Gazetarja Dorjana Bezat zbulon ekskluzivisht për “Top Story” emrin e një shqiptari, që është kryefjalë e mediave kolumbiane për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me një kolege nga Kolumbia, Bezat thotë se ka kryer një investigim për shqiptarët që kryejnë trafikim të kokainës në Kolumbi.

Bezat raporton se Dritan Gjika, që në Shqipëri njihet si biznesmen, në Kokainë është një trafikant i madh kokaine. Ai ka në pronësi 13 kompani, një prej të cilave Agricomtrade.

“Hetimi lidhet pikërisht me Agricomtrade, që është dhe furnizuesja kryesore e Alba Exotic në vendin tonë. Janë 151 transporte të bananeve nga Ekuadori drejt Europës, në gjashtë prej tyre mund të thuhet me siguri që ka pasur kokainë.

Dritan Gjika që është kryefjalë e medias në Ekuador, në Shqipëri nuk ka asnjë rekord të veprimtarive kriminale. Nga Shqipëria është larguar në janar të këtij viti drejt Turqi, pasi aloi festat e fundvitit në vend”.

Sipas Bezat, një pjesë e trafikantëve shqiptarë të Ekuadorit kanë shkuar në Peru.

“Është edhe një destinacion tjetër, Peruja, janë zhvendosur edhe në Peru për shkak të luftës që kanë pasur mes grupeve ekudoriane, Franc Malo dhe Gentian Meta, me kavanozë me shparguj kanë tentuar të transportojnë drogë,  2.2 ton në një destinacion në Holandë, një prej trafikantëve është edhe Tajson, i njohur kështu për shkak të ngjashmërisë fizike me ish boksierin. Los Balkanos quhen atje, që bashkohen serbët me kroatët apo grupe të tjera nga Italia dhe marrin të kalojnë tonelata me kokainë, janë shumë agresivë, janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, bashkëpunojnë si klane familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat