Aksident në Dimal, motori përplas të miturën

Shqipëria

Aksident në Dimal, motori përplas të miturën

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë, në Dimal.

Një motor ka goditur një vajzë të mitur që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Drejtuesi i motorit, fqinj me familjen e vajzës, ka transportuar të miturën në spital pas aksidentit dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se motomjeti nuk ka qenë me shpejtësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat