Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, ndalohet 36-vjeçari në Pogradec

Shqipëria

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, ndalohet 36-vjeçari në Pogradec

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:56
Policia

Policia e Pogradecit ka ndaluar shtetasin në kërkim B. S., 36 vjeç, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur.

Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 27 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe dhunës në familje).

Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar dhe ka kanosur punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku ndodhej i shoqëruar pas një konflikti familjar, si dhe ka tentuar të largohet nga këto ambiente, por më pas është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat