Qëllohet me armë zjarri drejt një banese, policia shpall në kërkim dy autorët

Shqipëria

Qëllohet me armë zjarri drejt një banese, policia shpall në kërkim dy autorët

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Mamurras.

Rreth orës 19:00, në lagjen "Demokracia", Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Paulor Noka dhe Romario Gjoni banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Shtjefën Ndreka, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat