Kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilltarë, PD drejt daljes në zgjedhjet e 14 majit me listë të pjesshme

Shqipëria

Kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilltarë, PD drejt daljes në zgjedhjet e 14 majit me listë të pjesshme

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:32
Foto nga vendngjarja

Teksa ditën e nesërme mbaron afati për dorëzimin e kandidaturave për kryebashkiakë dhe Këshillat Bashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike ende nuk ka dalë me një vendim.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi se në selinë e PD-së, ku është mbledhur Kryesia nga Enkelejd Alibeaj, vijojnë ende diskutimet.

Duket se palët po dakordësohen që në zgjedhje të dalim me listë të pjessshme, në disa qytete të ketë kandidatë për kryebashkiak, e në disa të tjera për Këshillat Bashkiakë.

“Në fokus është vetëm një çështje, e diskutuar gjithë këtë javë me orare të gjata dhe ende nuk kemi një rezultat final sesi PD do të shkojë në zgjedhjet lokale të 14 maijt. Pas diskutimeve një ditë më parë, mesa duket, palët që kanë ndasi me njëra-tjetrën, po shkojnë drejt një konsensusi. Pala e cila pretendonte për të dalë me 61 kandidatë për kryebashiakë dhe pala tjetër që argumentonte si më të mirën për PD, daljen me lista për Këshillat Bashkiakë.

Sipas informacioneve, duket se PD po shkon drejt variantit e daljes në zgjedhje me një listë të pjesshme. Aty ku degët propozojnë ose nuk duan që të kenë dy kandidatë, mund të mbështetet kandidati i grupimit Berisha. Aty ku ka degë që kërkojnë një indvid tjetër për t’i përfaqësuar në zgjedhjet lokale, të shkohet me një kandidat”, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat