Sulmi me armë ndaj Top Channel, ministri Bledi Çuçi: Të zbardhet ngjarja e rëndë dhe autorët të vihen para drejtësisë

Shqipëria

Sulmi me armë ndaj Top Channel, ministri Bledi Çuçi: Të zbardhet ngjarja e rëndë dhe autorët të vihen para drejtësisë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:15
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, e ka quajtur sulm kriminal ngjarjen e ndodhur pas mesnatës së të dielës, në orët e para të 27 marsit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme zjarri ndaj ambienteve të Top Channel duke lënë të vdekur rojen e sigurisë. 

Në një reagim në Twitter, Çuçi thekson se policia po punon “për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Postimi i plotë

Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar

@topchanneltv

Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat