PD e Alibeajt kandidon në 20 bashki/ Në Tiranë kandidon Roland Bejko përballë Këlliçit e Veliajt

Shqipëria

PD e Alibeajt kandidon në 20 bashki/ Në Tiranë kandidon Roland Bejko përballë Këlliçit e Veliajt

Më: 27 mars 2023 Në ora: 14:51
Enkelejd Alibeaj

Logoja zyrtare e PD do të garojë me kandidatët për kryetarë bashkie në rreth 20 njësi vendore. Mbledhja e kryesisë, e cila ka përfunduar në mesnatë, ka vendosur që kandidati i PD në Tiranë të jetë Roland Bejko, ndërkohë që në bashki të rëndësishme si Durrës, Elbasan e Shkodër, nuk do te ketë kandidat, për të mos përçarë votën e opozitës.

Ky vendim i dha fund përplasjes së fortë, për mënyrën se si logoja e PD duhet të paraqitet në zgjedhje. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e një pjesë e deputetëve demokratë kërkuan që të mos nxirren kandidatë për kryetarë bashkie, por të mbështeten kandidatët e primareve, por ky skenar u zbatua vetëm për 2/3 e bashkive.

Kreu në detyrë i PD, Alibeaj, ka kërkuar që të nxirren kandidatë në çdo bashki të vendit, por përballë presionit të kryesisë ai është tërhequr nga ky vendim. Alibeaj ka mbrojtur idenë që PD duhet të garojë, pavarësisht se çfarë rezultati do të marrë në fund.

Sot demokratët që kanë logon zyrtare të PD, duhet të mbyllin edhe listat e këshillave bashkiakë dhe t’i dorëzojnë ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat