“Ndërtoni për tërmete 8 ballë!” Sizmologët tregojnë të dhënat e fundit dhe sa rrezikohet Shqipëria

Shqipëria

“Ndërtoni për tërmete 8 ballë!” Sizmologët tregojnë të dhënat e fundit dhe sa rrezikohet Shqipëria

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Me të dhënat e tërmeteve të viteve të fundit, ekspertët kanë ndërtuar një hartë të re sizmike për Shqipërinë. Kërkojnë që ajo të bëhet pjesë e Kodit të Ndërtimit. Kërkojnë që objektet e reja duhet të ndërtohen për të përballuar tërmete deri në 8 ballë.

Pallatet dhe shtëpitë e reja në Shqipëri duhet të ndërtohen për të përballuar tërmete deri në 8 ballë, ëstë kërkesa e sismiologëve!

Edmond Dushi, sizmiolog: Ndërtimet sipas hartës së re sizmike do të jenë më ytë sigurta. Këtu bëhet fjalë për tërmetet që janë mbi 8 ballë. Këto janë tërmetet shkatërruese për territorin e Shqipërisë”.

Tërmeti i Turqisë, me mbi 57 mijë viktima, tregoi abuzimet e mëdha në ndërtime ndaj ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave bëjnë thirrje për më shumë kontrolle për cilësinë.

Llambro Duni, sizmiolog: “Kur flasim për procesin e ndërtimit, është shumë i rëndësishëm si projektimi ashtu edhe zbatimi. Unë mendoj se inxhinierët tanë e bëjnë detyrën e tyre. Nuk ka inxhinier në Shqipëri i cili mund të projektojë jashtë atyre kërkesave dhe standardeve që kërkohen. Mendoj që është imediate, është imperative që ne të rrisim kontrollin mbi procesin e ndërtimit”. 

Me të dhënat e tërmeteve të fundit në vend, më i madhi ai i Durrësit tre vite më parë, sizmologët edhe më ndihëm e ekspertëve të huaj kanë ndërtuar një hartë të sizmike.

Edmond Dushi kërkon që ajo të bëhet pjesë e Kodit të Ndërtimit.

Edmond Dushi, sizmiolog: “Në tërë botën, hartat e rrezikut sizmik janë harta të cilat i shërbejnë kryesisht fushës së projektimit dhe ndërtimit. Ndaj mendojmë që kjo të jetë pjesa bazale e një plani sizmik modern që duhet të ketë Shqipëria”.

Në hartën e re Profesor Llambro Duni tregon zonat me aktivitet të lartë sizmik.

Llambro Duni, sizmiolog: “Janë zona perëndimore e vendit. Është brezi Vlorë – Berat – Elbasan – Dibër dhe pjesa lindore”.

Të martën, në Tiranë u zhvillua një simpozium shkencor për tërmetin e vitit 2019 në Durrës, të pranishëm ishin ekspertë e shkencëtarë nga disa shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat