Gazetarja zbulon informacione të reja mbi sulmin ndaj Top Channel

Shqipëria

Gazetarja zbulon informacione të reja mbi sulmin ndaj Top Channel

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:49
Anila Hoxha

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka dhënë detaje të lidhje me hetimet  për sulmin e kryer ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, me gazetar Thimi Samarxhi, Hoxha deklaroi se nga mënyra e organizimit të këtij sulmi tregon që ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë.

Ajo zbuloi se në polici është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës, për t’u marrën ë pyetje.

“Në momentin që kemi një plan, tregon që ngjarja është shtrirë në kohë, është planifikuar mirë. Targa e vendosur automjetit është vjedhur në vitin 2022. Automjeti po ashtu i vjedhur që në vitin 2020. Është një automjet tipik që njerëzit kërkojnë kur do kryejnë një krim, një automjet i sigurt, që i mundëson të largohet. Ndërkohë është zbuluar se një nga disqet e mjetit ishte vendosur së fundmi, sepse ishte ngjyrë kafe. Nga policia është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës për t’u marrë në pyetje", tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat