PD “humb” para zgjedhjeve/ Tërhiqen 4 kandidatë, ikin dhe 40 emrat nga lista e Korçës

Shqipëria

PD “humb” para zgjedhjeve/ Tërhiqen 4 kandidatë, ikin dhe 40 emrat nga lista e Korçës

Më: 28 mars 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Vetëm Roland Bejko mund të quhet kandidim i sigurt nga Partia Demokratike zyrtare. Ajo që po ndodh me listën tjetër të Alibeajt është kaotike dhe e paprecedentë.

Vetëm pak minuta pas këtij prezantimi të kandidatit për Tiranën, të tjerë të listës Alibeaj deklarojnë tërheqje dhe të tjerë qartësojnë se nuk janë kandididuar prej PD-së zyrtare.

Rasti më i paparashikuar ndodhi në Korçë. Kandidati, që pasi nuk kaloi Primaret e Berishës, provoi shansin me Alibeajn, Gjergji Gjata pak pasi dorëzoi kandidaimin në KQZ, u tërhoq. Jo vetëm ai, por të 40 emrat për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Korçë.

“Unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillat Bashkiakë, të PDSh tërhiqemi nga gara elektorale, në mënyrë të parevokueshme, për zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale”

Në adresë të Enkelejd Alibeajt ndëkorhë kishte mbërritur një vendim të degës së PD-së së Korcës, ku thuhej se do të mbështesin kandidaten e Primareve.

Dy të tjerë i njoftoi vetë Enkelejd Alibeaj.

Enkeledj Alibeaj tha se kandidati për Kurbinin, Genc Doçi u tërhoq. Por ai vet tregon një tjetër anë të së vërtetës.

“Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore të 14 Maj 2023, pavarsisht dëshirës time të madhe për t’u përfaqesuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi të mos e zyrtarizojë kandidaturën time”

Sandër Marku u mësua se nuk është kandidat nga dokumentet e dorëzuara në KQZ. Në listën për Leshën janë vetëm emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Gjithashtu, as për Bashkinë Librazhd nuk është dorëzuar emri i kandidatit të propozuar Bujar Vreto por vetëm lista me emrat për këshillin bashkiak. Një tjetër rast i ngjashëm është me Bashkinë Vorë. Këtu ishte prezantuar më parë emri i Ibrahim Brukas por kandidimi i tij nuk ka shkuar në KZAZ-në e Vorës.

Në Vaun e Dejës ka ndodhur një tjetër situatë. Kandidatja atje, Klomentina Drini ka dorëzuar dokumentacionin, pas orarit limit, çka e rrezikon kandidimin.

Këtë situatë kaotike e reflektoi edhe vetë kryetari i komanduar i PD-së,   Enkelejd Alibeaj që nuk u përgjigj saktësisht se sa kandidatë ka në garë dhe në cilat bashki janë ato.

Dhe të tjerë të grupit të tij të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat