“Vendim i parealizueshëm dhe i turpshëm”, Vasili për premtimet e Ramës për rritje pagash e pensionesh: Ai nuk njeh ligj, është vendim elektoral

Shqipëria

“Vendim i parealizueshëm dhe i turpshëm”, Vasili për premtimet e Ramës për rritje pagash e pensionesh: Ai nuk njeh ligj, është vendim elektoral

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:32
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se Edi Rama ka shkelur ligjin për premtimet që ka bërë për rritje pagash dhe pensionesh në prag zgjedhjesh.

Ai u shpreh se në kodin zgjedhor është e përcaktuar qartë se para zgjedhjeve nuk mund të nxirret asnjë akt që parashikon rritje pagash, pensionesh, ndihmë ekonomike apo veprime të tjerë me karakter ekonomik.

“Kodi zgjedhor është shkelur. Si asnjëherë më parë në Kod janë vënë specifikime aq të qarta… pika përkatëse thotë ‘ndalohet propozim, miratimi apo nxjerrja të akteve që parashikojnë rritje page, pensionesh, asistencë, etj. Vetëm në rast fatkeqësie natyrore apo në raste të jashtëzakonshme. Lidhur me 50 mijë lekshin e pensionistëve, jemi të lumtur pafund. Por pse nuk ua dha pensionistëve ndërkohë që kompensoi të gjithë tenderxhinjtë e tij?! Ca kuptimi ka kjo? Elektoral! Ky është vendim i parealizueshëm dhe i turpshëm.

A u shkatërro pa ligj “Presige”? Në këtë rast nuk është jo gjëja më e rëndë, se ishalla të japë për pensionistët, por problemi qëndron që shqiptarët duhet të kuptojnë që kanë një njeri që është antiligj vetë”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat