Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Shqipëria

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:12
Belind Këlliçi

Analisti Ben Andoni ka komentuar ditën e sotme garën për bashkinë e kryeqytetit. Ai u shpreh në një intervistë se ata që humbën në primare përballë Belind Këlliçit nuk do të japin kontribut në përballjen e tij me Veliajn. Ben Andoni nga ana tjetër vlerësoi qasjen e Belind Këlliçit për të mos përfshirë në fushatë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka një perceptim që njerëzit që futen në primare nuk janë aq demokratë në Shqipëri sa të humbasin dhe të mbledhin vota. Nuk besoj se ata do e pengojnë por nuk besoj as se do e ndihmojnë në zgjedhjet lokale. Po them për kandidatët me të cilët garoi.

Ka bërë një zgjidhje të zgjuar. Deri tani nuk e kemi parë zotin Berisha të përfshirë në Tiranë përveç manifestimit kur doli para bashkisë”, tha Andoni.

Më tej ai foli edhe për ndarjen në Partinë Demokratike duke e cilësuar atë ndarje interesash dhe për elektoratin.  

Ndarje e PD është ndarje interesash nuk është ndarje për elektoratin. Aseti i një partie, ajo vetë është një aset ku ti ke benefite të ndryshme. Në rastin e zotit Alibeaj është në parlament. Mbi të gjitha ke nderin e madh që drejton partinë e parë në vend. Kanë benefite shumë të mëdha përveç gjërave të tjera.

Më vjen keq për mënyrën si përfundoi Partia Demokratike. PD ka mbyllur misionin e vet, pavarësisht përçarjeve. Kauza e të përndjekurve e kanë marrë socialistët dhe tani po e çojnë deri në fund rimburismin e një pjese. Nuk dua të marr kohë. Pas Partisë Demokratike në një kohë të afërt kur PS nuk do të jetë në fuqi, do të ndodhë edhe shuarja e PS. Sepse të dyja këto parti nuk na përfaqësojnë më. Që pas marrëveshjes së vitit 2008, Berisha dhe Rama nuk mund të ulen më që të ndryshojnë kushtetutën”, u shpreh Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat