Mos i "zhdukni" çadrat! Moti do t'ju surprizojë

Shqipëria

Mos i "zhdukni" çadrat! Moti do t'ju surprizojë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Moti për këtë fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat