Celibashi regjistron 6 kandidatë për Tiranën, në garë edhe Marko Dajti me firmën e deputetit Flamur Noka. Bashkitë ku e djathta del e përçarë

Shqipëria

Celibashi regjistron 6 kandidatë për Tiranën, në garë edhe Marko Dajti me firmën e deputetit Flamur Noka. Bashkitë ku e djathta del e përçarë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:16
Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për zgjedhjet lokale në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

Siç njoftoi një ditë më parë edhe Balkanweb, kreu i KQZ-së, Celibashi regjistroi në Tiranë edhe kreun e Frontit të Majtë, Marko Dajti, i cili mori një firmë mbështetëse nga Flamur Noka i Partisë Demokratike.

Në Tiranë do të kenë gjashtë kandidatë, ku Erion Veliaj do të përfaqësojë Partinë Socialiste, Belind Këlliçi “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko PD-në, Lajlja Përnaska PDIU-në, Arlind Qori “Bashkë” dhe Marko Dajti “Frontin e Majtë”.

BASHKIA TIRANE

Erion Veliaj- PS

Belind Këlliçi- “Bashkë Fitojmë”

Roland Bejko- PD

Arlind Qori- “Lëvizja Bashkë”

Marko Dajti- “Fronti i Majtë”

Lajla Përnaska- PDIU

BASHKIA SHKODER

Bardh Spahia- “Bashkë Fitojmë”

Benet Beci- PS

BASHKIA LUSHNJE

Eriselda Sefa- PS

Eduard Sharka – “Bashkë Fitojmë”

BASHKIA KORÇE

Sotiraq Filo- PS

Ledina Alolli- “Bashkë Fitojmë”

BASHKIA LEZHE

Pjerin Ndreu- PS

Pashk Gjoni- “Bashkë Fitojmë”

BASHKIA BERAT

Ervin Demo- PS

Zija Ismaili- “Bashkë Fitojmë”

BASHKIA DURRES

Igli Cara- “Bashkë Fitojmë”

Emirjana Sako- PS

BASHKIA ELBASAN

Gledian Llatja- PS

Luçiano Boçi- “Bashkë Fitojmë”

BASHKIA FIER

Armando Subashi- PS

Edvan Kodheli- “Bashkë Fitojmë”

Eriselda Çelaj- PD

BASHKIA KAMEZ

Rakip Suli- PS

Arjan Hoxha- “Bashkë Fitojmë”

Bilbil Bajraktari- PD

BASHKIA VLORE

Ermal Dredha- PS

Hysni Sharra- “Bashkë Fitojmë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat