Romët në protestë për rrugët në Fier/ Dhjetëra banorë thonë se janë harruar nga bashkia

Shqipëria

Romët në protestë për rrugët në Fier/ Dhjetëra banorë thonë se janë harruar nga bashkia

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra banorë të komunitetit rom, në lagjen Drizë të bashkisë Fier, janë ngritur në protestë. Ata kanë denoncuar neglizhencën e pushtetit vendor, i cili i ka lënë pa investime, duke i privuar nga shërbimet më bazike.

Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme kjo neglizhencë shumëvjeçare – ka thënë kryetari i fshatit rom, Panajot Alushi.

2800 banorët e kësaj lagjeje shumë pranë qytetit, prej 30 vitesh janë të harruar nga të gjitha qeveritë – ka theksuar ai, ndërsa shtoi se ky komunitet nuk është i përfaqësuar as në këshillin e ri bashkiak me një anëtar nga radhët e tij edhe pse ka një numër te konsiderueshëm votuesish, rreth 1500.

Ndërkohë banorët kanë kërkuar sistemimin e rrugëve të lagjes.

Përballë kësaj situate, ata janë shprehur se do të detyrohen të bojkotojnë zgjedhjet e 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat