PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Mallakastër, KAS e rrëzon

Shqipëria

PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Mallakastër, KAS e rrëzon

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:52
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar një kërkesë të Partisë Demokratike për të mos regjistruar kandidatin e Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.

“Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha përfaqësuesi i PD-së.

Pavarësisht pretendimeve të PD-së, KAS e rrëzoi kërkesën si të pambështetur në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat