Berisha akuza të rënda ndaj PS: Bandet e Durrësit u zhvendosën në Sarandë, vjedhin pasuritë publike

Shqipëria

Berisha akuza të rënda ndaj PS: Bandet e Durrësit u zhvendosën në Sarandë, vjedhin pasuritë publike

Më: 24 prill 2023 Në ora: 13:44
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se bashkëpunon me krimin me qëllim fitimin e zgjedhjeve të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehet se mafia e Durrësit është ‘zhvendosur’ në Sarandë, ku po vjedhin pasuritë publike.

“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte e qartë, plaçkitja e pasurive publike.

Në Sarandë mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut, Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë përkundrazi, virtyti, përkushtimi aftësia, Artid Cikuli kishte fituar zemrën e qytetarëve të Sarandës, të cilët përfaqësuesin e Alket Hysenit nuk e kishin parë kurrë.

Ai shkonte si një hije nate, i tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore të mbronte pronat e grabitura sipas kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Konispolit, nga ministra me emra të tjerë”, tha ai.

Berisha është ndaluar dhe në emra të përveçëm, ku akuzon kushëririn e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, si të dënuar për trafik kokaine.

Në Delvinë, kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti kandidati i fitores, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Një qytetar i shkëlqyer, i përkushtuar, që ka dëshmuar talentin në qeverisjen vendore. Karshi tij, njeriu që kishte të vëllamë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali. Kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë 10 herë me kriminale. Jugun pra kanë vendosur darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë ndaj jush.

Në Tepelenë, Tërmeti, edhe po tja kthesh emrin në gjuhën shqipe do të thotë tmerr. Tërmeti i cili për disa vepra vendin e ka në qeli. Përballë Tërmetit një nga inxhinierët më të shquar i ardhur nga Kanadaja. Në Tepelenë dhe kudo në jug koha ka ndaluar”, shprehet Berisha.

Berisha ka akuzuar herë pas herë qeverinë se po përdor çdo instrument për të korrur rezultatin e dëshiruar në zgjedhje vendore të 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat